https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Braçe, akuza "Banker Petrolium" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka akuzuar ashpër kompaninë e naftës "Banker Petrolium" që sipas tij, ka fryre shifrat e veprimtarisë së saj, me qellim shmangien nga pagesa e detyrimeve. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Zoti Braçe thotë se "Bankers", si kompania me e madhe koncesionare në vend, ka njoftuar për: bisedime me qeverinë për kompensimin e efekteve financiare të paketës fiskale!!!Deputeti i PS-së sjell në kujtesë faktin se në fund të dhjetorit, koncesionareve të naftës ju hoq me ligj në Kuvend, favori për përjashtimin nga akciza të naftës se importuar për nevoja të vetat. Vlera e përafërt e pritur këtë vit: 35 milion dollarë! Por, sipas Braçes, "Bankers" mesa duket kërkon kompensimin financiar të kësaj mase. Deputeti socialist sqaron se, kompania dhe kompanitë nuk kanë paguar prej vitesh tatim-fitimi, se dyti, ATP kanë deklaruar shpenzime tërësisht të paargumentuara dhe te fryra qëllimisht."Po ndal tek shpenzimet e 9 mujorit të vitit 2013: 212. 5 milion dollarë vetëm në 9 muaj; të ndara në: 65. 4 milion dollarë shpenzime operative!!!!!!!!!50. 9 milion dollarë shpenzime transporti!!!!!!!!!14. 9 milion dollarë shpenzime administrative!!!!!!!!!73. 2 milion dollarë amortizimi!!!!!!!!!8 milion dollarë shpenzime të tjera.Shihini shifrat! Janë të llahtarshme! Nuk i besoj dot! Qeveria duhet t'i kontrolloje dhe certifikoje faturë me faturë dhe qindarkë me qindarkë! Boll më! Kuptoni!"Braçe shton më tej se nga 411 milion dollarë të ardhura, shpenzimet arrijnë në 212. 5 milion dollarë, pra gjysmat. Jo vetëm kaq, por kompania shfrytëzon "marrëveshjen me qeverinë Berisha" për kompensimin e efektit të rentës minerare, duke ulur nga të ardhurat edhe 69 milionë dollarë. Pas zbritjes së shpenzimeve dhe rentës, të ardhurat përgjysmohen edhe një herë në 116. 4 milion dollarë. Ndërsa në fund të periudhës 9 mujore deklarohen 46.7 milion dollarë të ardhura! Braçe thekson se nëse kompania e deklaron si fitim, duhet të paguajë 50% të kësaj shume si tatim-fitimi."Por një gjë e di fare mire: Tani, këto të dhëna duhet të verifikohen deri më një, faturë me faturë, blerje, shitje, produkti apo mallrash të nevojshëm, zë me zë të borderosë shumëmilionëshe etj etj. Për çdo vit të 10 viteve të koncesionit! Tani! të jemi të qartë një herë të vetme nëse po rendojmë në financat e kompanisë apo kompania na ka mashtruar vit për vit! Sesioni i ri kuvendor në kuvend-komisionin e ekonomisë do nisë egzaktesisht me këtë!!" ka thëne Braçe.

Share This Video


Download

  
Report form