Durrës, tradita e festave të fundvitit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nikolla Jorgoni, është një mjek i njohur i qytetit të Durrësit që festat e fundvitit i ka pasur traditë familjare që në vitet e para pas çlirimit. 75-vjeçari që feston sot me familjarët dhe pasardhësit e vet Krishtlindjet dhe Vitin e ri me të njëjtin pasion si dikur kur ishte fëmijë, tregon se Viti i Ri në fakt është një traditë që në Shqipëri është krijuar disa vite pas çlirimit. Traditë për këtë familje ka qenë sigurisht pema e Vitit të Ri, e cila sipas vajzës së Jorgonit mblidhte rreth vetes çdo fundviti, fëmijë dhe banorë të tjerë të kësaj lagje të vjetër të qytetit bregdetar. Por Nikolla kujton se Viti i Ri edhe pse një moment i shumëpritur gëzimi, ishte një shfaqje e varfërisë që ekzistonte në Shqipëri. Gjërat kanë ndryshuar shumë sot, jo vetëm sa i takon tryezës së festave dhe menysë së saj, por edhe dhuratave dhe lodrave që jepen sidomos për fëmijët. Nga topat e leckës dhe më pas ato prej llastiku e kullullave kineze, sot vitrinat e dyqaneve janë mbushur me lodra e pajisje që mosha e tretë as I kishte imagjinuar ndonjëherë. Pavarësisht se fundviti në Shqipëri është një tradite festive për krishtlindjen dhe vitin e ri, edhe sot sikurse në vitet e para pas çlirimit ka ende shumë familje që në pamundësi ekonomike nuk mund të festojnë si gjithë të tjerët këto ditë.

Share This Video


Download

  
Report form