http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse është një nga destinacionet më të kërkuar nga turistët vendas dhe vecanësisht kosovar, plazhi i Durrsit ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur.Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi ne takimin e zhvilluar ne qytetin bregdetar, kërkoi qe ky sezon i ri turistik te jete me i paster, cilesor dhe i sigurtë.?Durresi eshte nje nga ato pika, qe duhet te beje shume me shume sa i takon shkarkimeve te ujerave te zeza, qe per fat te keq ne jo pak raste vazhfojne te derdhen ne det. Nga shifrat rezulton se 18 subjekte turistike i bejne ende shkarkimet e ujerave te ndotura ne gropa septike. Bizneset jane njoftuar, por jemi perseri vone! Gropat septike duhen eliminuar?.Sanksione të ashpra pritet të zbatohen për subjektet që shkaktojne ndotje akustike.?Ende sot nuk kemi nje harte te zonave, ku dhe kur do te lejohet muzika. Per kete arsye, nje nga ndryshimet ne kodin penal, parashikon denim penal per ata qe shkaktojne zhurma mbi normen e lejuar.Në lidhje me shitësit ambulat, ministri u shpreh se është detyrë e autoriteteve vendore të shtojne kontrollet.?Bashkia po ashtu duhet te marre masa per te eliminuar problematiken e shitesve ambulante, qe vjet ka qene e pranishme gjate bregdetit te durresit. Operatoret turistike qe kerkojne te marrin plazhe me qira duhet te kene nje plan te qarte dhe te rregullt per miremenaxhimin e tij, perndryshe do ta humbase kete te drejte! Tour operatoret duhet te sigurojne vrojtues te licencuar, duhet ti sigurojne pushuesve pasterti, siguri dhe cilesi ne sherbime dhe qarku i Durresit e ka kete mundesi?.Klosi kërkoi nga subjektet turistike qe kane plazhe private te marin te gjitha masat per vrojtues te licensuar dhe te garantojne kushte komode per pushuesit.