http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja me të cilën është zgjuar qyteti i Durrësit mëngjesin e së premtes. Bora e rënë pas 6 vitesh në qytetin bregdetar ka gëzuar jo pak banoret. Për qytetin e Durrësit kjo është një ngjarje e rrallë, pasi bora e fundit ka rënë në 2010. ndërkohë ndërprerja e reshjeve është shoqëruar me temperatura mjaft të ulëta. Pavarësisht kësaj ngjarje, në rrugët e qytetit trafiku i automjeteve nuk ka pasur probleme. Ndërkaq burime nga kapiteneria e portit bëjnë të ditur se dy tragetet që pritej të mbërrin në mëngjes në port, nuk kanë ardhur dhe janë me vonesë për shkak të kushteve të këqija të motit. Edhe pse temperaturat kanë qenë nën zero një grup të rinjsh në Durrës ka vendosur të sfidojë të ftohtin. Mbrëmjen e së enjtes kur kane nisur reshjet e para në qytetin e Durrësit. Vajza dhe djem kanë dalë te zhveshur ne rrugët e qytetit dhe kane kërcyer. Kavaja ka qenë një tjetër qytet që ka përjetuar rënien e dëborës së parë për këtë vit. Edhe në këtë qytet rënia e borës është një fenomen që ndodh rrallë. Për herë të parë pas 6 vitesh kanë filluar mbrëmjen e djeshme reshjet e para të dëborës në kryeqytet. Pas 11-vjetësh reshjet e dëborës kanë zbardhur sot qytetin e Beratit. Reshjet e borës nisur në orët e para të mëngjesit duke mbuluar banesat muzeale. Megjithëse termometri ka shënuar -4 gradë celsius, fëmijë e të rritur kanë dalë të gjithë në rrugët e lulishtet e qytetit për të shijuar dëborën. Burimet zyrtare të Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, deklarojnë se reshjet nuk kanë sjellë probleme në bllokime rrugësh dhe të gjitha akset nacionale janë të kalueshme.