http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeplaku i fshatit Shkallë në Manëz të Durrësit, Mirosh Djaloshi, 54 vjeç, është gjetur i vrarë mëngjesin e kësaj te premteje nga familjarët, në oborrin e shtëpisë se tij. Baba i tre fëmijëve, sipas policisë, ishte goditur me sende të forta në kokë. Besohet se krimi ka ndodhur rreth orës 6:00, menjëherë pasi 54-vjeçari ka dalë nga shtëpia, por nuk ka ende te dhëna mbi rrethanat e ngjarjes dhe autoret. Policia ka pyetur familjaret dhe banorë të zonës fqinj, për të hedhur dritë mbi krimin etë afërmit dhe bashkëfshatarët mohojnë te thonë se viktima nuk ka patur konflikte. Mirosh Djaloshi kishte ushtruar prej 16 vjetësh detyrën e kryeplakut e pikërisht këtu është fokusuar edhe hetimi i policisë.