Vrasjet në Durrës/ Lleshaj: Të gjithë do të përballen me ligjin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi pas operacionit policor që vuri në pranga dy persona të dyshuar si autorë për vrasjet e ndodhura në Durrës. Lleshaj u shpreh në rrjetet sociale se ky ishte një sukses i policisë.?Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës.?Teksa falenderoi edhe prokurorët e Durrësit për kontributin e dhënë, ministri paralajmëroi se çdokush do të përballet me ligjin.?Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin.?Këtë të premte u prangosën autorët e 2 vrasjeve në Durrës, të vëllezërve Haxhia në datë 27 prill dhe të dy të rinjve po në të njëjtin vend në datë 2 mars të po këtij viti te tregu i makinave.Autorët janë Altin Ndoci 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik droge dhe K. A. 22 vjeç, banues në Durrës.Sipas Policisë së Shtetit, këta dy persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS