Lleshaj në Durrës: Nuk do të lejojmë që zhurmat të shndërrohen në faktor shqetësues

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga Prefekti i Qarkut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues Vendorë e të Kufirit të Policisë, zhvilloi një inspektim të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror e të sigurisë në zonat me plazhe, si dhe masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë.


Prononcimi për media:

Po ndjekim sot në Durrës masat e marra nga organet shtetërore në përballim të situatës COVID-19 dhe për sezonin turistik.

Masat për zbatimin e kërkesave të autoriteteve shëndetësore kundër COVID-19, përbëjnë prioritet të madh për të gjithë institucionet, për Policinë e Shtetit veçanërisht.

Shoh që ka mobilizim të mirë nga të gjitha institucionet. Nën drejtimin e Prefektit bëhen inspektime të përbashkëta me pjesëmarrjen e të gjithë agjencive, të Policisë, të autoriteteve Shëndetësore, të Ushqimit, të Punës dhe të tjera.

Mbetet me rëndësi vijimi i angazhimit për arsye se na duhet të ndërpresim me çdo kusht zinxhirët e përhapjes së mëtejshme të virusit. Këtu kërkohet sensibilizim, por kërkohet edhe ndërhyrje e fortë e autoriteteve për të ndëshkuar të gjithë ata që me papërgjegjshmëritë e tyre rrezikojnë të tjerët. Kjo punë do të vazhdojë me intensitet.

Gjithashtu po shohim edhe masat që po merren për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Theksoj rëndësinë që ka kujdesi për qetësinë e pushuesve sidomos në orët e mbrëmjes, kur muzika shndërrohet në faktor shqetësues dhe kontaminues, shndërrohet në një lloj virusi të dytë. Për këtë Policia e Shtetit ka marrë masa të plota për të goditur çdo rast papërgjegjshmërie.

Këtu nuk kemi nevojë as për instrumente matës, as për decibel, as për centimetra, as për metra. Kemi nevojë vetëm për një njohuri të thjeshtë, zero zhurma pas orarit të përcaktuar në vendimin e qeverisë. Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të përfundojë në zero.

Policia e Shtetit duhet të marrë masa dhe do të marrë masa, ashtu edhe sikundër i ka marrë, për të goditur cilindo që me papërgjegjshmëri, ose në shërbim të oreksit të tij për të bërë pará, shkatërron ose dëmton shëndetin dhe qetësinë e të tjerëve.

Në këtë pikë detyrat për Policinë janë të qarta, jo thjesht gjobë, por sekuestrim të gjithë impianteve që prodhojnë zhurmë për qytetarët e procedim për të gjithë ata që bëhen shkak për këtë ndotje jo vetëm akustike.

Një çështje tjetër me rëndësi për të cilën Policia duhet të angazhohet fort është siguria në ujë dhe në rërë. Është për t?u theksuar me kënaqësi që masat këtë vit janë më të mira. Disiplinimi i vendosjes së operatorëve që përdorin plazhin është në nivelin e duhur, por kërkohet thellim i masave për sigurinë.

Operatorët që shërbejnë në rërë ose në ujë marrin pará nga qytetarët, jo për ujin, as për rërën; ? ata nuk shesin as ujin, as rërën, sepse rëra dhe uji janë pronë e qytetarëve, ata shesin shërbimin e tyre. Shërbimi i parë që duhet të shesin është siguria, jo shezlongu, por siguria.

Kjo do të thotë që çdo operator që përdor një pjesë të ...

Share This Video


Download

  
Report form