Rama: Të gjithë prefektët të spostohen në Durrës, identifikoni dëmet - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-09-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka spostuar të gjithë prefektët ,Forcat e Armatosura, deputetët e ministrat në qytetin e Durrësit, aty dhe ku dëmet e tërmetit janë më të mëdha.Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, kreu I qeverisë theksoi se të gjitha strukturat duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me banorët e prekur nga tërmeti.?Gjëja e parë që kërkoj është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, të spostoheni në Durrës, me synimin që çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të konkatohet për t?u dëgjuar.?Rama kërkoi gjithashtu që të bëhet me kujdes identifikimi I dëmeve ndërsa u premtoi qytetarëve të prekur nga tërmeti se askush nuk do të harrohet.?Edhe identifikimi i dëmeve duhet bërë me kujdes, të mos mbetet pa asistuar asnjë, por të mos kemi spekulantë, duhen kontrollore të gjithë bashkë të unifikuara. Si në një hartë beteje. Ju duhet të keni deri sot pasdite cdo pikë të dëmtuar me emra. Kërkojë solidariteti i prefektëve të tjerë. E fundit që kam për të mos, ata që janë dëmtuar do të jenë të sigurt që të mos harrohen"

Share This Video


Download

  
Report form