http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama është shfaqur i qete ne qytetin bregdetar te Durrësit per te folur ne lidhje me nje nga çështjet qe ai ka me per zemër, trashëgiminë kulturore gjate ceremonisë se hapjes se Muzeut Arkeologjik te Durrësit. Per kryeministrin hapja e muzeut me te vërtete ne Shqipëri është nje sinjal për nje marrëdhënie te re me trashëgiminë kulturore, nje marrëdhënie qe gjate viteve te tranzicionit ka degraduar. Lideri i maxhorances ka paralajmëruar edhe nje aksion te ri per amfiteatrin e Durrësit. Per te dytën dite me radhe kryeministri Edi Rama ka preferuar te mos i?u përgjigjet interesit te gazetareve ne lidhje me kërkesën e organit te akuzës per autorizim nga parlamenti për arrestimin e dy deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku.