http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste është i gatshëm te kandidojë përballë socialisteve për Bashkinë e Durrësit, por gjithmonë nëse arrihet një marrëveshje mes mazhorances dhe opozitës. Duka ripërsëriti se zgjedhjet e lira dhe te ndershme mund te bëhen vetëm me një qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramen kryeministër, e për te cilat, ai thotë se opozita po përgatitet. Lidhur me krizën ne vend, kryetari i Partisë Agrare shprehet se padyshim qe zgjidhja e saj do duhet te vij nga vete partitë politike, por ku nuk mund te mungoje dhe ndërhyrja e ndërkombëtareve.