http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kamerat e sigurise tregojnë se atentati i pak diteve me parë në Durrës ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt ka qenë i mirëorganizuar.Ky është momenti kur dy persona që qëndronin në anë të rrugës me një makinë tip BMW kanë qëlluar me bresheri automatatiku në drejtim të foristradës me te cilin lëviznin shënjestrat e sulmit .Në videon e siguruar nga Vizion Plus, shihet momenti kur makina e atentatorëve ndalon buzë rrugës dhe prej saj zbresin dy persona. Të dy të armatosur dhe të veshur me rroba të zeza e kapele, fillojnë të qëllojnë me breshëri në kohën që afrohet makina ku udhëtonin, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj.Në pamjet filmike duket momenti i sulmit, dhe humbja e drejtimit të mjetit, i cili përplaset me një pemë dhe më pas me murrin e një objekti. Fuoristrada dyshohet se esht ndjekur me heret edhe nga nje mjet tjeter qe i nxorri në pritë.Dy autorët qëllojnë për disa sekonda në xhamin e parë të mjetit tip Range Rover dhe më pas largohen me shpejtësi, pa rënë në gjurmët e policisë.Si pasojë e atentatit mbeti i plagosur në bark dhe në shpatull Julian Meçe që drejtonte mjetin, ndërsa Plaurent Dervishi që njihet edhe si kunat i Lulzim Berishës, që ishte ulur në sediljen e parë ka marë vetëm një plumb në këmbë.Në video duket edhe një person tjetër që del me shpejtësi nga dera e pasme e makinës që ra pre e sulmit, i cili me një armë në dorë ndjek me vrap atentatorët. Sipas policisë personi që ka tentuar të qëllojë atentatorët është Bashkim Haxhia tashmë i arrestuar pasi akuzohet për armë mbajtje pa leje.