Publikimi i treguesve fiskale - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Edhe pse afati për publikimin treguesve fiskalë për muajin gusht ka dy ditë që ka përfunduar, Ministria e Financave ende nuk ka nxjerrë buletinin i cili shpjegon se sa janë mbledhur të ardhurat në buxhet dhe ku kanë shkuar shpenzimet. Në një intervistë për "Vizion Plus", Sekretari për Programin Ekonomik të PS-së, Ilir Beqja shpjegon se vonesat në publikimin e statistikave ekonomike bëhen qëllimisht, për të fshehur gjendjen reale të buxhetit të shtetit. Por përveç vonesave, Ministria e Financave nuk ka pasqyruar të ardhurat që vijnë nga privatizimet, të cilat për tetë muajt e parë të vitit rezultojnë të jenë vetëm 7 milion dollarë, ndërkohë që vetëm privatizimi i HEC-it të Lana Bregasit në muajin maj, i bërë publik nga Ministria e Ekonomisë ka sjellë mbi 15 milion dollarë buxhet. Ndërkohë Ministria e Financave shpjegon se paratë e nxjerra nga privatizimi i HEC-it të Lana Bregasit janë pasqyruar në kategorinë "të ardhura jotatimore", pasi privatizimi është bërë nga një institucion publik, megjithatë, nëse është llogaritur në të vërtetë kështu, kjo nuk mund të konfirmohet ende, pasi në faqen zyrtare të Ministrisë rezultojnë vetëm treguesit e 7-mujorit.

Although the deadline for publication of fiscal indicators for August, two days ended, the Finance Ministry has not issued a bulletin that explains how budget revenues were collected and where they have gone expenses. In an interview for "Vision Plus", Secretary for Economic Program SP Ilir Beqja explains the delay in the publication of economic statistics made ??deliberately, to hide the real situation of the state budget. But in addition to the delays, the Ministry of Finance does not reflect income from privatizations, which for the first eight months of the year seem to be only 7 million dollars, while only the privatization of HPP Lana Ivorians in May, made public by the Ministry of Economy has brought over $ 15 million budget. Meanwhile, the Ministry of Finance explained that the money obtained from the privatization of HPP Lana Ivorians are reflected in "non-tax revenue" after privatization was made ??by a public institution, however, if it is calculated in real so it can not confirmed yet, as the official website of the Ministry resulting indicators only 7 months.

Share This Video


Download

  
Report form