Një ligj për ekspertët fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit është i shqetësuar lidhur me efektet që do të japë projektligji për ekspertin fiskal, nëse ai do të gjejë zbatim. Një sërë shoqatash i kanë dërguar letër ankese kreut të Komisionit të Ekonomisë, Ministrisë së Financave, drejtësisë si dhe komisionit të ligjeve, duke kërkuar pezullimin e tij. Ligji në thelb sipas biznesit parashikon krijimin e një monopoli ose më sakte, dhënien e këtij shërbimi me koncesion, duke nxjerrë jashtë tregut shume ekonomistë që ofrojnë shërbime financiare prej vitesh. Projektligji i jep kontroll mbi profesionin e këshilltarit tatimor dhe autoritet te plote një OJF te vetme te quajtur Institut i Eksperteve Fiskal. Roli i kësaj organizate sipas këtij projektligji tejkalon kompetencat e çdo lloj organizate profesionale duke i dhëne te drejta ekskluzive mbi anëtarësimin e plote te profesionisteve, hartimin e provimeve te pranimit dhe programeve te kualifikimit, si dhe investigim dhe monitorim te disiplinës profesionale. Këto te drejta se bashku nuk i ka as bordi i mbikëqyrjes publike. Por nismëtari i projektligjit deputeti I LSI Gjovalin Kadeli thotë se qëllimi i kësaj nisme është rregullimi i këtij tregu, si dhe certifikimi i ekspertëve që ofrojnë shërbime financiare. Drafti pritet të nisë diskutimet në dy komisionet parlamentare tek Ekonomia dhe si dhe komisioni i Ligjeve. Në letrat drejtuar krerëve të komisioneve, biznesi kërkon që të dëgjohen argument tyre, para se të marrin vendim.

Share This Video


Download

  
Report form