Një ligj i ri për minierat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga 1547 leje minerare të dhëna për shfrytëzim dhe zbulim në territorin shqiptar, shumë prej tyre nuk zbatohen nga kompanitë që kanë fituar licencën, por nga firmat nënkontraktore. Deri më sot, këto biznese nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie në raste dëmi apo nëse prekej siguria e punonjësve, madje dhe ne rastet e tragjedive siç ka ndodhur shpesh në Galeritë e Bulqizës. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Energjisë ka riparë ligjin për minierat dhe nuk do të lejojë më që firmat të cilat zbatojnë të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të fitojnë para, pa mbajtur asnjë përgjegjësi për punonjësit e tyre, apo edhe dëmin që i bëjnë një zone dhe komunitetit përreth. Me ligjin e ri ministri tha se do të bllokohen të drejtat e kalimit nëpër galeri, që kanë fituar qindra kompani në gjykata dhe qe kanë qenë burim konfliktesh. Ministri sqaroi se ka nga ato raste ku dhjetëra firma kanë të drejtë të kalojnë në një rrugë të vetme, çka e bën të pamundur kërkimin dhe ka bllokuar punën. Ministria e Energjisë pas gjetjes së fondeve ka filluar mbylljen e minierave të cilat kanë dalë jashtë funksionit. deri më sot këto vende ishin zona që shfrytëzoheshin pa leje dhe shkak aksidentesh për punonjësit e firmave të palicencuara.

Share This Video


Download

  
Report form