Një ligj i ri për TVSH-në - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji më i rëndësishëm për administratën tatimore ai i tatimit mbi vlerën e shtuar do të ribëhet nga e para. Ministria e Financave ka hartuar draftin e ri, te ligjit i cili ka ndryshuar mbi 30 herë deri më tani. Duke prezantuar këtë projekt, përfaqësues të administratës tatimore kanë shpjeguar risitë që sjell ai në koncept dhe për procedurë. Gjithashtu të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri, blejnë mallra këtu dhe e nxjerrin jashtë do të kenë të drejtë të marrin rimbursimin e TVSH-së pasi ky rast do të konsiderohet si eksport dhe shërben për të nxitur konsumin dhe tregtinë në vendin tonë. Tatimi mbi vlerën e shtuar, apo TVSH-ja është zëri kryesor që kontribuon në të ardhurat tatimore. Ndaj nevoja për rishikimin e tij dhe shmangien e arnimeve që i janë bërë në vite ishte një domosdoshmëri.

Share This Video


Download

  
Report form