Biznesi dhe ekspertet kritika për paketën fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi, por edhe ekspertet janë te mendimit se ne kushtet ne te cilat ndodhet ekonomia e vendit, paketa fiskale e vitit 2016, duhet te synoje ose ulje taksash ose formalizim. Sipas tyre, nuk duhet te jete ne planet e qeverise rrija e mëtejshme e taksave. Ndonëse paketa fiskale 2016 është ende ne diskutim, biznesi ka kundërshtuar rritjen e akcizës per industrinë vendase te pijeve alkoolike. Sipas tyre, qeveria duhet te mbështetë prodhimin vendas dhe jo importin. Ndërsa per ekspertin Adrian Civici, rritja e taksave ne dy vitet e fundit, nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, ndaj qeveria duhet te hartoje një pakete te mirë studiuar. Qeveria ka nje draft te ndryshimeve ligjore qe do te beje për vitin e ardhshme. Këto ndryshime, sjellin një rritje te ardhurash ne masën 1 miliardë leke me shume, pasi rriten disa taksa, siç janë akciza, taksa e fjetjes ne hotel, primet etj.

Share This Video


Download

  
Report form