Cani nuk mbron dot paketën fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave Shkëlqim Cani është vënë në vështirësi për të mbrojtur paketën fiskale përpara deputetëve të komisionit të ekonomisë. Duke lexuar listën që ishte rënë dakord me komisionin që një ditë më parë se cilat grupe kanë bërë propozimet për taksat e reja, kreu i financave tha se për heqjen e akcizës për pijet energjike është marrë mendimi i biznesit dhe ambasadës austriake. Por deputeti Erjon Braçe e ka konsideruar të pajustifikueshme ndërhyrjen e një ambasade në punët e brendshme të shtetit shqiptar. Ai madje ka lexuar një sitë se sa tatohen pijet energjike në vendet e BE-së dhe në Austri. Kreu i Komisionit të Ekonomisë i është drejtuar me tone të ashpra kreut të financave edhe për pjesën e zhbërjes së koncesionit të pullave fiskale.Qytetarët po paguajnë akoma për bizneset dhe korrupsionin e Saliut, tha BraçePo të ishit Ministër Financash nuk do të flisnit kështu sepse unë duhet të respektoj ligjin dhe kontratat, theksoi Cani. Pse çfarë po të them unë? Shkel ligjin? Zbato ligjin! Hiqi kostot bizneseve që po paguajnë për gjëra të cilat akoma dhe sot po përfitojnë xhepat e fryrë të ish- politikanëve. Ministri i Financave në listën e gjatë që lexoi për grupet që janë dëgjuar për paketën fiskale tha se pret që shoqata e ndërtuesve të ofrojë një zgjidhje teknike që taksën për truallin të mos e paguajë më ndërtuesi edhe për pjesën që i takon pronarit. Edhe deputetët e komisionit të integrimit kanë dalë kundër heqjes së akcizës për pijet energjike. Por i vetmi argument që kanë marrë nga qeveria është se këtë lloj takse e vendosi vetë parlamenti dhe se nuk ishte vullnet i ministrisë së financave. Ishte pikërisht komisioni i ekonomisë që një vit mëë parë ndërmori këtë nismë, ndërsa qeveria ishte kundër atëherë, e konkretizoi tani me paketën e re fiskale

Share This Video


Download

  
Report form