Ligj për udhërrëfyesit, kriteret për guidë turistike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë udhërrëfyesit, janë pa licence shtetërore! E thëne ndryshe, jo vetëm nuk ka një shifër zyrtare se sa persona të tillë ushtrojnë këtë veprimtari, por as monitorim për ta. Deri më sot këto guida turistike kanë pasur trajnime dhe certifikata nga organizata jo qeveritare. Ngjarja tragjike e dy ditëve me parë në shpellën e Pëllumbasit, ku i riu Erjon Alizoti ra në kanionet e lumit Erzen, sjell kështu në vëmendje rëndësinë e përcaktimit të rregullave për organizimin e udhëtimeve të tilla. Ilia Kristo, është një prej nismëtarëve të marrëveshjes që është bërë së fundmi me Ministrisë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ku për herë të parë pritet certifikimi shtetëror i guidave turistike. Por, çdo të thotë të jesh një specialist guide dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësosh, për të pasur një licence! Kristo shpjegon se përveç njohurive kryesore në trashëgimi, gjeografi dhe natyrë do të jetë e domosdoshme edhe aftësia për të dhëne ndihmën e shpejtë mjekësore. Turizmi i aventurës ka nisur të tërheqë vitet e fundit në Shqipëri qindra vizitore të huaj dhe vendas, të cilët organizohen pothuajse çdo fundjavë nga veriu në jug, kryesisht me alpinizëm, lundrim apo kacavjerrje. Mungesa e një sinjalistike për rrezikshmërinë e shtigjeve dhe limiti i moshës së ekskursionisteve është problematika më e madhe e këtyre aventurave.

Share This Video


Download

  
Report form