http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit me pare Ilir Meta hoqi bluzën e kryetarit te Lëvizjes Socialiste per Integrim, per te veshur kostumin e Presidentit te Republikës. Nje kostum i cili ju qep, ndoshta dhe padeshire nga aleati i tij i atëhershëm, Kryeministri Edi Rama. Por Ilir Meta asnjëherë nuk u shpreh ne publik se ajo detyre i ishte imponuar, por ju drejtua institucionit te Presidencës, per te marre te vetmin post qe i mungonte ne CV e tij politike.
Ne 365 ditet e tij te para ne krye te shtetit, duket se marrëdhëniet e Ilir Metës me Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, kane qene te paqta, po te analizohen ligjet e dërguara per dekretim tek ai. Rezulton se nga 60 ligje, kreu i shtetit ka miratuar 53, ka kaluar ne heshtje 6 dhe ka kthyer ne Kuvend vetem 1, ligjin ?Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë?.
Por kane qene te paktën 3 momente gjate ketij viti, te cilat kane treguar se pavarësisht ?qetesise dhe dashurise?, mes Ilir Metës nuk kane munguar përplasjet, qofte edhe publike.
Me 30 tetor 2017, Edi Rama shkoi ne zyrën e Ilir Metes per te dorëzuar emrin e ri te kreut te Shërbimit Informativ Shtetëror, pas dorëheqjes se Visho Ajazi Likes. Helidon (Johan) Bendo ishte emri i propozuar nga kreu i qeverise, emër i cili ende sot nuk ka marr miratimin e Presidentit te Republikës.
Nje tjetër përplasje, e cila beri me shume zhurme, per shkak dhe te mediatizimit te saj ishte qëndrimi i Shqipërisë ne OKB lidhur me Rezolutën e Jerusalemit. Me 22 dhjetor 2017, Ilir Meta e shprehu hapur kundërshtimin e qëndrimit te Qeverise Shqiptare, duke i dërguar nje leter Presidentit te SHBA-ve Donald Trump, ku i kërkon ndjese ketij te fundit dhe nënvizon se:
?Vota kundër aleatit dhe mikut tonë të madh, është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës dhe as me parlamentin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA-ve në momentet më të vështira të ekzistencës së tij. Përplasja e trete mes kreut te Qeverise, me se shumti me Ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme, ishte dhe vijon te jete Marrëveshja e Detit me Greqinë. Per gati 1 muaj Presidenti, refuzoi ti jepte autorizimin per uljen ne tryeze te grupit negociator, duke argumentuar te gjithe refuzimin e tij me baza ligjore dhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.?
Pas disa letërkëmbimesh e disa dosjesh voluminoze te transportuara nga Bulevardi ?Gjergj Fishta?, ne Bulevardin ?Dëshmoret e Kombit?, kreu i shtetit e dha autorizimin por me 21 kërkesa, te cilat do duhet te plotësohen përpara se Marrëveshja te shkoje ne zyrën e tij per parafirme. Përplasje kjo ne fakt qe vijon ende sot, ku Institucioni i Presidencës serish kërkon informacione te vazhdueshme nga Ministria e Jashtme.
Ne bilancin e një viti, Ilir Meta duket se ka arritur te ruaj q...