Propozimet fiskale të biznesit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën që parlamenti është duke diskutuar paketën fiskale të vitit 2016-të, Dhoma e Tregtisë përmes një konference për shtyp ka bërë propozimet e saj në mënyrë që të nxitet ekonomia dhe sipërmarrja private. Kreu i kësaj dhome, Nikolin Jaka propozoi ulje të TVSH-së në sektorë strategjikë si turizmi dhe fasonët dhe ulje të tatimit mbi fitimin për disa kategori të tjera. Sipas bizneseve, vetëm me taksa më të ulëta, prodhimet shqiptare mund të arrijnë të konkurrojnë rajonin. Biznesi vijon të ankohet se informaliteti dhe korrupsioni po pengojnë gjithnjë e më shumë ekonominë e vendit, ndërsa ka propozuar një rikategorizim të sipërmarrjeve private dhe shoqërive tregtare.

Share This Video


Download

  
Report form