http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka bere gati draftin e paketës fiskale qe do te aplikoje ne vitin 2016, duke synuar te mbledhë mbi 1 miliardë leke me shume nga biznesi dhe qytetaret. Vizion Plus ka siguruar nje kopje te paketës, e cila është ende ne faze diskutimi me grupet e interesit. Qeveria do te rrisë akcizën për birrën dhe vëren e prodhuar ne vend, por do te ule atë qe vjen nga importi. Ne pakete, arsyetohet se bizneset vendase deklarojnë një prodhim te vogël, me qellim për te paguar me pak akcize.Por ndryshe nga vitet e tjera, ne vitin 2016, qeveria nuk do te rrisë akcizën për cigaret. Ekzekutivi pranon se rritja e saj ka ndikuar ne rënien e importeve. Duke qene se Shqipëria ka nivelin me te larte te akcizës ne rajon, ky fakt stimulon blerjet e vogla dhe kontrabandën nga vendet fqinje. Nga ana tjetër, financat kane propozuar qe te hiqet akciza për këto mallra pasi importi i tyre behet kryesisht kontrabande dhe administrimi i këtyre produkteve ka një kosto te larte për doganat. Rritjen me te forte e ka taksa mbi primet. Çdo qytetar do te paguaje me shume per sigurimin e makinës, pasurisë, jetës, shëndetit etj. Me këtë rritje, qeveria kërkon te ruaje nivelin e mbledhjes e te ardhurave nga TVSH, pasi me herët e përjashtoi tregun e sigurimeve nga tatimi i vlerës se shtuar, duke ndikuar ne rritjen e te ardhurave për kompanitë. Por shqiptaret do te kenë nje takse te re nga viti 2016. Ajo e fjetjes ne hotel, e cila do te jete 140 leke. Nëse do te marrim për baze numrin e shtesave qe kane hyre ne 2014 qe arrin ne 3. 6 milion, te ardhurat pritet te jene 510 milion leke. Ndërkaq ka mbetur pezull ulja me 10 % e TVSH ne turizëm, pasi FMN e kundërshton forte këtë fakt. Qeveria do te vendose edhe takse mbi truallin. Ne argumentin e saj, qeveria sqaron se, si banesa dhe toka bujqësore, edhe trualli është nje pasuri e paluajtshme qe do te taksohet sipas katër kategorizimeve te rretheve. Paketa parashikon rishikimin edhe te rentës minerare, ndërsa është ende pezull tatimi për biznesin e vogël, pasi do te priten efektet qe do te japë aksioni kundër informalitetin.