http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa qeveria miratoi projektligjin per faljen fiskale per bizneset, Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehet se ky është nje vendim qe favorizon shkelësit e ligjit dhe penalizon sipërmarrësit e ndershëm. Por Drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero, tha se ky projektligj është me i miri qe është marre nga qeveria. Bizneset, pjese e Dhomës Amerikane te Tregtisë ngritën shqetësimin edhe per gjobat qe janë marre për shkak te problemeve me sistemin, por kjo çështje sipas Drejtoreshës se Tatimeve, ka marre rrugën e zgjidhjes.