http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite pas vendimit te qeverise kroate për t?u falur borxhet qytetareve me te varfër te vendit, edhe qeveria kosovare po shkon drejt këtij hapi. Ne mbledhjen e sotme te ekzekutivit u vendos krijimi i nje komisioni, qe do te shqyrtoje mundësinë per faljen e detyrimeve te pashlyera te qytetareve dhe bizneseve ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike. Behet fjale per borxhe te akumuluara qe pas luftes se Kosovës te vitit 1999 e deri ne fund te vitit 2008, vit ne te cilin u shpall pavarësia. Kryeministri Isa Mustafa theksoi se vendimi do të stimulojë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Detajet i dha ministri i Financave Avdullah Hoti. Komisioni pritet te shqyrtoje edhe mundësinë, nëse borxhet do te falen edhe përtej vitit 2008.