http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhoma Amerikane e Tregtisë bën thirrje që aksioni i nisur nga qeveria për të luftuar informalitetitn tek biznesi nuk duhet të jetë për një muaj, por i përhershëm. Në një intervistë për vizion plus, kreu i kësaj dhome, Mark Crowford thotë se qeveria duhet ta marrë seriozisht luftën në këtë fushë, por ai nënvizon se kontrollet të jenë të njëjta për të gjitha bizneset dhe jo selektive. Crowford thotë se lufta nuk duhet të jetë e njëanshme: duke luftuar vetëm sektorin privat por duhet të penalizohen edhe punonjësit e administratës, të cilët ndihmojnë sipërmarrësit të bëjnë evazion. Sipas tij, qeveria duhet ta nisë që nga kontrolli i pasurive të inspektorëve në tatime e dogana. Sipas Dhomës Amerikane qeveria nuk duhet të parashikojë burg për çdo gjë që përben shkelje, por mund të shohë edhe mënyra të tjera, siç është ajo e sensibilizimit qytetar. Në kërkesat që ky grup biznesesh ka bërë për paketën fiskale të vitit 2016-të theksohet që qeveria të shohë edhe njëherë mënyrën e taksimit, pasi taksa progresive prodhon evazion fiskal më shumë se ajo e sheshtë. Sipas tyre qeveria duhet të rritë tatimet për të pasurit, të cilat vijnë nga mallrat e akcizës dhe pasuritë e patundshme, dhe jo pagat.