Shehaj për rezultatet e aksionit kundër informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 17

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 dite nga nisja e aksionit te qeverise kundër informalitetit, Drejtoria e Tatimeve deklaron se janë kryer rreth 13 mije kontrolle ne te gjithë vendin, ndërsa janë gjobitur 1440 bizneseve te vogla e te mëdha. Duke bere bilancin e ditëve te para, drejtorja Brisida Shehaj tha se është rritur ndjeshëm edhe xhiroja e deklaruar per efekt tatimi. Pas këtyre kontrolleve te para, nuk ka ende një shifër te parave qe përfton buxheti i shtetit, por për drejtoren e tatimeve pasuria publike është nje nga sektorët ku është përqendruar evazioni fiskal. Por ky aksion ka ne fokus edhe luftën kundër punës ne te zeze. Kryeinspektori Drtan Ylli tha se janë kapur 325 punonjës te pasiguruar. Krahas gjobave e sekuestrimeve, janë proceduar penalisht edhe inspektore tatimor ne Korçe, Gjirokastër e Shkodër, te cilët nuk kane kryer detyrën.

Share This Video


Download

  
Report form