Kush përfiton nga falja fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga muaji prill çdo sipërmarrës apo qytetar që ka detyrime të papaguara për aktivitetin e tij apo për automjetin, duhet të paraqitet në tatime apo në zyrat e shërbimit rrugor me qëllim përfitimin nga ligji i faljes fiskale. Sa i përket qytetareve, janë rreth 12 miliard lekë detyrime që falen, ndërsa përfitojnë 140 mijë automjete. Mjafton të paraqiteni pranë zyrave të Drejtorisë se Shërbimit te Qarkullimit Rrugor me lejen e automjetit, për të bërë veprimet përkatëse, çregjistrim të makinës apo formalizim të tij, duke paguar detyrimet. Sipas ligjit të miratuar një ditë më parë në kuvend, do të çregjistrohen ato makina për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri në vitin 2011, duke i zeruar të gjitha detyrimet. Ndërsa për makinat që nuk çregjistrohen, falen gjobat dhe kamatëvonesat, nga 2011-2014 me kushtin që të paguhen detyrimet për këto vite. Aplikimi në zyrat e shtetit do të jetë pa pagesë. Nëse nuk e bëni çregjistrimin, atëherë makina do të jetë objekt i sekuestrimit nga policia, nëse kapet në qarkullim.Ajo që vlen për t?u theksuar është se në këtë ligj faljesh nuk përfshihen gjobat e policisë rrugore dhe të asaj bashkiake.

Share This Video


Download

  
Report form