A1 Report - Merr detyrën Avdiaj, Kodheli: Forcat Ajrore probleme të mbartura

Report TV 2015-08-31

Views 3

TIRANË - Gjenerali Vladimir Avdiaj mori sot detyrën e Komandantit të ri të Forcave Ajrore.

E pranishme në cermoni, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa i uroi suksese Avdiajt në detyrën e tij të re, tha se ky është një fillim i ri pozitiv dhe i përbashkët i Forcave Ajrore në përmbushjen e misioneve që rrjedhin nga antarësimi në Nato dhe shërbimi i devotshëm për bashkatdhetarët.

Kodheli tha se qeveria dhe ajo personalisht janë shumë të vëmendshëm ndaj mungesave dhe problemeve që FA kanë pasur ndër vite dhe së bashku do punojnë për zgjidhjen e tyre.

?Sjellim në krye të Forcave Ajrore të Shqipërisë një ushtarak të devotshëm si Gjeneral Vladimir Avdiaj.
Ky është një fillim i mirë i një pune të re të përbashkët për përmbushjen e misionit tonë që rrjedh nga antarësimi jonë në Nato dhe nga shërbimi ynë fisnik për bashkatdhetarët tanë. Kjo është falë jush dhe përkushtimit tuaj të përditshëm. Unë personalisht dhe qeveris Shqiptare jemi të vëmendshme ndaj çdo problemi e mungese që ju keni pasur ndër vite. Mungesa që duhet të ishin përmbushur vite më parë, por kemi filluar bashkë një rrugë, një kthesë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Avdiaj është personi i duhur për ta drejtur sot këtë forcë me një vizion të ri. Bashkarisht do të jemi këtu për të punuar me nderë deri në fund në detyrës që na ka përcaktuar atdheu?, - tha Kodheli.

Ndërsa Gjenerali i ri i Forcave Ajrore, Vladimir Avdiaj duke u shprehur se do japë maksimumin në detyrën e re tha se do punojë në rritjen e profesionalizmit të Forcave Ajrore në mbështetje të popullsisë civile dhe të shtetesh shqiptarë

?Prioritetet e punës së forcave ajrore do të përqëndrohen tek puna dhe rritja e kapaciteteve të kësaj force. Profesionalizmi i lartë në mbështetje të popullsisë civile dhe të shtetesh shqiptarë. Unë do të jap maksimumin në detyrën time dhe këtë pres edhe nga ju. Ndershmëria, përkushtimi dhe mbrojtja e atdheut janë 3 përgjegjësitë e mia madhore?, - tha Avdiaj.

Gjeneral Vladimir Avdiaj pak ditë më parë mori edhe dekretin e Presidentit Bujar Nishani si komandanti i ri i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form