Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shkuar në zonën e përmbytur në Bregun e Lumit, pranë urës së "Treshit". Kodheli tha se, "ka dalë jashtë përdorimit çdo orendi e banorëve". "Ka një problem të ndërtimit të banesave pranë lumit. Shirat kanë agravuar situatën. Forcat e ushtirsë e forcat e policisë janë këtu. Po merren të gjitha masat. Jam këtu dhe me Prefektin e Qarkut.
Fillimisht do të ndihmohen fëmijët dhe gratë. Mendoj që kanë ndërtuar në vendin e gabuar por kjo nuk do të thtoë se do të merren masa për të zgjeruar shtratin e lumit pasi është mbyllur për shkak të inerteve gjatë ndërtimit. Kjo e ka bërë që rrjedha e lumit të ngushtohet duke bërë që uji të dalë nga shtati. Jam e informuar që edhe në Vaqarr ka situatë të tillë të agravuar dhe do shkoj dhe atje dhe do shoh si do të shkojë", deklaroi ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, pas inspektimit të situatës.