TIRANE -- Ministria e Punëve të Brendshme kallëzon penalisht në Prokurori 20 ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët pas një auditimi të kryer kanë rezultuar përgjegjës për një dëm ekonomik të konsiderueshëm shkaktuar buxhetit të shtetit.
"A1 Report" ka mundur të zbardhë disa prej emrave të ish-drejtuesve të policisë, mes tyre
Hysni burgoj, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Kolë Kukaj specialist, Ramë Oruci ish-drejtori në Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Automjeteve, Syrja Hoxha ish-shef shërbimi, Andon Jaku ish-drejtor teknik, Petrit Çerçizi dhe Luan Mali ish-drejtues të Rezervave të Shtetit.
Ndër personat e paditur për shpërdorim detyre të cilët janë paditur, rezultojnë dhe Fatos Kokalari, Genc Peka dhe Ali Allaraj, të cilët kanë mbajtur postin e shefave të komisariatit rrugor.
Ministria e Brendshme ka bërë publike disa prej shkeljeve të konstatuara nga auditivi.
Nga auditimi i 43 procedurave të realizuara gjatë vitit 2013 sa i përket përzgjedhjes së llojit të procedurës rezultoi se janë realizuar:
27 procedura prokurimi "Me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës", si dhe 3 procedura si "Kontratë Sekrete", pa patur ndonjë argumentim për t'u realizuar si kontrata sekrete dhe pa u mbështetur në legjislacionin për klasifikimin e sekretit shtetëror.