TIRANË - Një një intervistë për A1 Report, nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Enno Bozdo tha se bashkë me të gjithë stafin nesër do të presin kryetarin e ri të kësaj bashkie, Erion Veliaj.
Veliaj pritet të marrë detyrën e kryebashkiakut të kryeqytetit ditën e nesërme, detyrë të cilën do t'ja dorëzojë nënkryetari Bozdo.
Ai tha gjithashtu se buxheti i bashkisë është i mjaftueshëm për të vijuar punët e e nisura si dhe ato të reja
Bozdo tha se janë 110 projekte gati dhe bashkë me të gjitha dosjet për projektet dhe për drejtoritë do ti dorëzohen Veliajt.
Teksa i ka uruar suksese në punën e tij në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Bozdo tha se që në momentin e parë kur është shpallur fitues kanë komunikuar me të gjithë stafin e Veliajt
?Është kryebashkiak i të gjithë qytetarëve?, - tha Bozdo
Ndërkohë, sipas informacioneve, ditën e djeshme është lyer gjithë pjesa e brendshme e Bashkisë së Tiranës, duke u bërë kështu gati për stafin e ri që do drejtojë nga aty për 4 vite.