A1 Report - Rama neser ne Milano: Shqiperia horizont i ri per invesimet italiane

Report TV 2015-08-21

Views 2

Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë në Milano ditën e premte, për disa takime me sipërmarrësit e Rajonit të Lombardisë.
Takimi i parë do të jetë në selinë e Bosch me disa dhjetëra sipërmarrës, duke vijuar më pas me takime të tjera me Assolombarda.

Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve ANSA kryeministri shqiptar Edi Rama, është shprehur se "Shqipëria mund të jetë një horizont i ri për investimet italiane ". Ky është dhe obiektivi kryesor i kryeministrit Edi Rama, i cili rikthehet në Itali pas një periudhe kohe disa javore, për të prezantuar vendin e tij dhe mundësitë që ofron ky vend për sipërmarrësit italianë.

Pas vizitave të tij në muajin dhjetor në Rajonin e Puglia-s dhe në Romë, Milano është qyteti i tretë ku kreu i qeverisë shqiptare kërkon të prezantojë Shqipërinë dhe mundësitë që mund t`i ofrojë ky vend sipërmarrësve italianë. Gjatë intervistës për ANSA-n, Rama është shprehur se "Do të përqëndrohemi për të nisur investime që krijojnë vende pune, si në sektorin e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit " në kuadër të programit të qeverisë së tij, ku parashikohet se do të ofrojë vende pune për 300 mijë shqiptarë.

Një takim i parë me grupin e sipërmarrësve italianë, do të jetë në Bosch që në Tiranë duhet të hapë së shpejti një qendër të formimit professional. Një tjetër takim që do të zhvillojë kryeministri Rama, do të jetë edhe me sipërmarrësit e Assolombarda.

Ditën e shtunë Rama do të bëjë një vizitë në Institutin European të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij Umberto Veronesi.
Agjencia e Lajmeve ANSA, shkruan se në vendin e shqiponjave, gjenden 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme italiane, si edhe ndërmarrje të bërbashkëta italio-shqiptare. Rama ka si qëllim të operojë në industri dhe për këtë agjenci, është shprehur se "Zhvendosja e atyre grupeve që për shkak të krizës ekonomike, gjenden realisht në vështirësi dhe kanë nevojëtë marrin frymë lirisht, pasi tek ne kostot janë të ulta dhe distancat të papërfillshme."

Në këto takime Rama shoqërohet nga një grup paralametarësh të mazhorancës, që kanë si qëllim të jenë një urë lidhëse mes ndërmarrjeve italiane dhe institucioneve shqiptare dhe që `procesi i frikshëm i procedurave burokratiketë mos jetë më një pengesë`.Në Milano, Rama do të ketë edhe një vizitë në Konsullatën shqiptare, e cila do të ofrojë shërbimet e saj edhe për qytetarët e Kosovës, në kuadër të marrëveshjeve me Prishtinën.

Në një takim dypalësh, më 11 janar, Tirana e Prishtina kanë firmosur edhe një deklaratë partneriteti strategjik. Pyetjes nëse kjo mund të gjykohet si një lëvizje për një `Shqipëri të Madhe` , Rama iu përgjigj; `Bëhet fjalë për një afrim të natyrshëm mes dy Shteteve, që përveçse janë pranë gjeografikisht, janë pjesë e të njëjtit Kombi`. Qeveria e Tiranës, ka si qëllim të forcojë bashkëpunimin me të gjithë vendet e Rajonit, duke përfshirë këtu edhe Serbinë. Në axhendën e Ramës - pa asnjë datë të caktuar- parashikohet edhe një vizitë në Beograd dhe do të jetë vizita e parë...

Share This Video


Download

  
Report form