A1 Report - Gerdeci, familjaret e viktimave: Shteti te beje detyren e vet

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANE- Kur kanë kaluar 6 vjet nga shpërthimi tragjik i punishtes së demontimit të municioneve familjarët ndihen të braktisur nga qeveria e kaluar, ndërsa nga qeverisë së sotme i kërkojnë që të kthejë kokën nga ata dhe të vënë në vend drejtësinë e munguar.

Familja Deliu është një nga familjet më të dëmtuara nga tragjedia e 15 marsit 2008. Të afërmit ishin sot për të vënë lule në vendin ku mbetën të vdekur, Liljana, Jetmiri, Flavio,Irena dhe Qemal Deliu.

"E përjetojmë mos më keq. Të tjera problem kishim atëherë, sot kjo familje është tërësisht e harruar. Presim që shteti të bëjë detyrat e veta. Nga drejtësia e deri tek intersimi i saj për jetën e tyre e familjeve sot. Familja jonë është ende e dëmtuar. Tokën ende nuk e kanë dhënë, është e rrethuar e pastuar pak. Na u premtua që do të japin lekët e tokës, por s'i kanë dhënë ende. Askush nuk ka trokitur në derën tonë, edhe pse ishim familja më e dëmtuar. Humbëm 5 jetë. Qeveria e kaluar më shumë u intersua për ata që iu thyen xhamat sesa se ne që humbëm 5 vetë," tha Gëzim Deliu i vëllai i Qemal Deliut i cili humbi jetën më 15 mars 2008 për gazetarin Arbër Hitaj.


Pavarësisht se sot mbushen plot gjashtë vjet nga kjo tragjedi e përmasave të mëdha, ku humbën jetën 26 njerëz nga një punishte e licensuar nga shteti, ende familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për jetët e humbura, ndërsa të tjerë kërkojnë dëmshpërblim për mbetjen të gjymtuar e prishjen e shtëpive.

Vetëm nga familja Deliu kishte pesë viktima, tre nga familja Cani e dy nga familja Durda. Kalvari i qëndrimit pas dyerve të Gjykatave për familjarët e viktimave të Gërdecit ka qënë pa fund, ku më aktive ishte Zamira Durda një nënë që ka humbur djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Marsit 2008.

Ndërkohë, tashmë gjykata shqiptare e ka dhënë verdiktin e vet dhe në Apel. Nga personat e akuzuar si përgjegjës kryesorë të kësaj tragjedie kanë mbetur në burg vetëm Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi, ndërsa Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji janë në liri.

Pa përmendur dhe njerëzit e politikës të cilët janë akuzuar se kanë sjellë këtë tragjedi dhe as që është diskutuar të merren të pandehur.

Share This Video


Download

  
Report form