Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tragjedia e shpërthimit të 15 marsit të vitit 2008 vetëm pak km larg kryeqytetit në fshatin Gerdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë sot nuk ka asnjë fajtor ne burg. 29 të pandehur ja dolën duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, që sot të jenë të lirë. Gjykata nuk u bind nga provat dhe akuza e Prokurorisë për vrasje me dashje dhe i gjithë gjykimi përfundoi me akuzën vrasje nga pakujdesia si pasojë e një aksidenti teknologjik. Për ngjarjen e rëndë ku u ndërthurën bashkë interesa politike, financiare dhe diplomatike, familjarët kërkojnë ende drejtësi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/8-vjet-nga-gerdeci-asnje-i-pandehur-ne-burg-familjaret-e-viktimave-enden-gjykatave/