Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej 14 vitesh kërkojnë drejtësinë e munguar dhe trupat e familjareve të tyre që humbën jeten tragjikisht në ujrat e Otrantos me 9 janar 2014. Sot kur kanë kaluar kaq shumë vite, shpresa ende u ka mbetur dhe këtë radhë besojnë se organet e reja të drejtësisë do të hedhin dritën e munguar për atë ngjarje.
Familjarët e viktimave të 9 Janarit nga Shkodra apeluan edhe një tjetër vit që t?i jepet fund trajtimit si kriminel të viktimave, e kriminelëve të vertetë si heronj.
Nikoll Mehillaj: Duke besuar se organet e reja të drejtësisë më në fund do të bëjnë detyrën e tyre besojmë dhe shpresojmë edhe në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur para 14 vitesh. Për 14 vite me rradhë drejtësia shqiptare viktimat e kësaj ngjarje i trajtoi si kriminelë dhe kriminelët e vërtetë si heronj.
Emrat konkret si fajtor për ngjarjen s'u mungojnë duke i quajtur rrjet të mirëorganizuar ku bënin pjesë 30 oficerë, e drejtues të lartë policie.
Nikoll Mehillaj: Sot një numër i madh i tyre janë në detyra kyçe. Kriminelë u bënë dhe ata që me ligj kishin për detyrë të bënin operacionin e kërkim-shpëtimit. Besoj se organet e vettingut nuk do ti lejojnë të bëjnë masakra çnjerëzore si me 9 janar. Shpresojmë që kjo lloj drejtësie po varrozet njëherë e përgjithmonë dhe ngjarja tragjike e 9 janarit do të zbardhet. Fatkeqësisht më mirë vonë se kurrë.
28 viktimat e asaj ngjarje, pjesa më e madhe ishin nga veriu i vendit. Sipas familjarëve të viktimave 8 trupa janë varrosur, ndërsa vendi i varrimit mbahet fshehur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-14-vjet-nga-tragjedia-kerkohet-drejtesi-viktimat-e-9-janarit