http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky 15 mars shënon plot dhjete vjet nga shpërthimi tragjik i Gërdecit. Si çdo vit, Familjaret i janë drejtuar vendit te shpërthimit aty ku humben jetën 26 afërmit e tyre dhe mbi 300 te tjerë u plagosen.
Ne një dekade, familjaret e viktimave kane kaluar një kalvar te gjate mundimesh e përpjekjesh per te gjetur drejtësi. Ende sot drejtësia nuk eshte vene ne vend dhe fajtoret e vërtete sipas familjareve, nuk janë ndëshkuar.
Te afërm te viktimave te Gërdecit kërkojnë rihapjen e çështjes.
Postragjedia e 2008 dhe proceset e dëmshpërblimit i përçanë familjet e viktimave. Për disa vite fshati nuk ishte me i qete.
Disa ngrinin katet e shtëpive per t?i kthyer ne vila, ndërsa te tjerë endeshin dyerve te gjykatave per te kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve.
Por ky përvjetor i 10 i gjeti me te bashkuar familjaret e viktimave. Pas zhgënjimeve te vazhdueshme per drejtësi, ne shenje irritimi familjaret vendosen heqjen e pllakateve te përkujtimores, ku Bashkia dhe Ministria e Mbrojtjes e cilësonte tragjedinë e Gërdecit aksident teknologjik. I kane hedhur fare pranë vendit ku ishte krateri dhe për te afërmit e tyre, kane vendosur pllake te re përkujtimore.
Tragjedia e Gërdecit ishte nje nga çështjet me seancat me te gjata gjyqësore. Sot pas dhjete vjetësh, drejtësia e ka mbyllur superporcesin e saj ne te gjitha shkallet e gjyqësorit. Të gjithë të dënuarit janë liruar nga burgu e disa ikën jashtë Shqipërisë.
Ndërsa per familjaret e Gërdecit, ngjarja është ende nje plage e hapur.