A1 Report - Elbasan, sistemi audio per sencat gjyqesore

Report TV 2015-08-22

Views 1

Tashmë të gjitha seancat gjyqësore në gjykatën e Elbasanit do të regjistrohen me sistemin audio. Falë një projekti të USAID, seancat gjyqësore nuk do të mbahen më shënim, por do të ruhen në sistemin audio, duke rritur në këtë mënyrë transparencën e gjykimit të cështjeve gjyqësore. Kreu I gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni , përvecëse një risi , e ka cilësuar këtë projekt edhe si një arritje për këtë institucion. Nga ana tjetër, për përfaqësuesen e USAID, Eda Nocka, implementimi I një sistemi të tillë në gjykatë do të rrisë përgjegjshmërinë e gjykatësve në gjykimin e seancave gjyqësore. Regjistrimi audio do të bëjë të mundur hapjen e gjykatës ndaj publikut, duke reduktuar kështu burokracitë pratë këtij institucioni.

Share This Video


Download

  
Report form