A1 Report - Elbasan, Cannon: Jeni ne rrugen e duhur per marrjen e statusit

Report TV 2015-08-22

Views 0

ELBASAN - Ambasadori i Britanisë së madhe në vëndin tonë, Nicolas Canon, shpreh bindjen së Shqipëria është rrugën e duhur për marrjen e statusit kandidat në qershor.

Këtë qëndrim ai e shprehu pas një takimi që zhvilloi në qytetin e Elbasanit me kryebashkiakun Qazim Sejdini, kryefjalë e të cilit ishin problemet në fushën e arsimit dhe kulturës, por që ishte e pamundur të shmangeshin edhe komentet politike.

"Përsa i përket statusit, ai është një vendim që do të merret në qershor nga Këshilli i Europës, dhe në momentin që po flasim mendoj se situata po lëviz në drejtim pozitiv, nuk është marrë ende një vendim për procesin e statusit në Londër por as në shtetet e tjera Europiane. Nuk mund të paragjykoj se çfarë ministrat dhe kryeministri im të vendosë në këtë cështje. Por gjykimi ynë për momentin që po flasim është se gjërat po ecin në drejtimin e duhur." tha Cannon

Ndërkohë lidhur me reformën territoriale ai është është I mendimit se palët duhet të gjejnë konsensusin.

"Palet duhet te gjejnë konsensusin përsa i përket nevojës për një reformë të tillë, dhe që strukturat aktuale të administrimit nuk janë ata të duhurat për të mbuluar nevojat e publikut. Çdo lloj reforme e kësaj natyre në cdo vend tjetër është një proces delikat dhe politik për tu menaxhuar. Prandaj është e mira që të realizohet me konsensusin më të madh të mundshëm." shprehet Cannon.

Më pas ambasadori britanin zhvilloi një takim më studentet në ambjentet e universitetit "Aleksandër Xhuvani"ku ndër të tjera u ndal te rëndësia e edukimit cilësor të brezit të ri.

Share This Video


Download

  
Report form