TIRANË -- Ministri i Jashtëm i Lituanisë, z.Linas Linkevicius, në kuadër të mbajtjes së Presidencës së radhës të BE-së dhe Ministri i Jashtëm i Rumanisë, z.Titus Corlatean, në kuadër të kryesimit të radhës së Nismës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) kanë vlerësuar sot në Tiranë, arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE dhe janë shprehur se Shqipëria ka arritur progres, është në rrugën e duhur për të marrë statusin e vendit kandidat, pavarësisht reformave që ende duhet të vazhdojnë.
Dy diplomatët, pasi janë takuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme me z. Ditmir Bushati për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin rajonal dhe veçanërisht atë në kuadër të SEECP kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Lidhur me integrimin e vendit në BE, ministri Bushati theksoi në fjalën e tij se "ne do të konsolidojmë refomat e qeverisë paraardhëse dhe do të vazhdojmë reformat atje ku ato nuk janë përmbushur."
Ndërsa, ministri i Jashtëm i Rumanisë Linkevicius tha: " Ne e mbështesim shumë programin qeveritar që pikë të parë ka integrimin europian dhe evropianizimin e Shqipërisë. Ne po ashtu vlerësojmë shumë transferimin demokratik të pushtetit.