http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hungaria konfirmon edhe nje here mbështetjen per Shqipërinë ne rrugën drejt integrimit europian. Pas takimit që bëri me ministrin e shtetit dhe të Bujqësisë Hungareze Ministri i Mjedisit Koka, tha se shumë shpejt ekspertë hungarezë do të ndihmojnë vendin tonë në njësimin e kuadrit ligjor mjedisor me atë të Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, ministri hungarez, shprehu angazhimin e vendit te tij si avokat i Shqipërisë.?Hungaria është e interesuar për integrimin e Shqipërisë, sepse kjo ndihmon edhe bashkëpunimin midis dy vendeve. Hungaria ka një eksperiencë të gjatë në mbrojtjen e mjedisit, të vlefshme për t?ia ofruar edhe Shqipërisë. Edhe Hungaria mund të përfitojë nga Shqipëria në procesin e ndryshimeve klimatike. Gjithashtu me bashkëpunimin e institucioneve shkencore dhe akademike midis dy vendeve çelim rrugën e intensifikimit të bashkëpunimit?.Ministri Koka e ftoi homologun e tij, që të nxisë sipërmarrësit hungareze te investojnë ne Shqipëri veçanërisht ne fushat e mjedisit dhe turizmit.