A1 Report - Tryezë për birësimet, Isaraj:Të thjeshtohen procedurat gjyqësore

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË- Shoqëria shqiptarë është ende konservative për sa i përket birësimit të një fëmijë dhe shpesh herë ndodh që të gjykohen nga opinion publik dhe nënat për vendimin që marrin. Ka qenë ky konstatimi i ambasadorit Amerikan, Alexandër Arvizu, gjatë tryezës me temë "Çështjet e Birësimit në Shqipëri" të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas Arvizut, problemi nuk mund të zgjidhet duke "gjykuar një grua për vendimet që merr, ndoshta vendimin më të vështirë në jetën e saj".

Ambasadori Arvizu vlerësoi se Shqipëria ka një kod të mirë të familjes, ndërsa bëri të ditur se numri më i madh i adoptimeve bëhet në Gjykatën e Tiranës. Arvizu bëri thirrje që të respektohen të gjitha proceduat gjyqësore për adoptimin e një fëmije nga të dy palët në mënyrë që "gjithçka të funksionojë si duhet".

I pranishëm në këtë takim, zv/ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj e vuri theksin tek thjeshtimi i procedurave gjyqësore "shpesh herë artificiale" për birësimin e një fëmije.

Të pranishmit kanë diskutuar dhe mbi rolin e organizatave joqeveritare të cilat shërbejnë në përkujdesjen e fëmijëve dhe veçanërisht të atyre që trajtohen në shtëpinë e fëmijëve.

Share This Video


Download

  
Report form