A1 Report - Kushtetuesja rrëzon ligjin për "administratën gjyqësore"

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për administratën gjyqësore të miratuar në parlament me shumicë të thjeshtë votash gjatë periudhës së qeverisjes Berisha. Bëhet fjalë për ligjin ligjit nr.109 datë 01.04.2013 "Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë", ligj i cili asokohe është kundërshtuar nga Partia Socialiste pasi mungonte konsensusi dhe ligji cilësohej si jo kushtetues.

Ligji është shpallur si antikushtetues me votat e 9 anëtarëve të gjykatës kushtetuese, ndërsa deri në miratimin e një ligji të ri administrate gjyqësore sipas vendimit të kushtetueses do të funksionojë me ligjin e vjetër.

Ka qenë Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë që ka kërkuar shpalljen si antikushtetues të ligjit për administratën gjyqësore, pasi sipas tyre ligji i miratuar kalonte menaxhimin e buxhetit të gjykatave si të drejtë ekskluzive të Ministrisë së Drejtësisë.

Po ashtu në pretendimet e ngritura Unioni i gjyqtarëve shprehet se ndërhyrja legjislative është bërë në kundërshtim me parashikimet e neneve 6 dhe 81, paragrafi 2, shkronja "a", të Kushtetutës, të cilat përcaktojnë se organizimi dhe funksionimi i institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta bëhet nëpërmjet ligjeve të tyre organike, ligje të cilat duhet të miratohen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

"A1 Report" ka siguruar kopjen e fletores zyrtare, ku ligji i miratuar me shumicë të thjeshtë votash ka hyrë në fuqi më 17 prill të vitit të shkuar. Ligj i cili përcaktonte një sërë pikash deri në emërimin apo shkarkimin e stafit të administratave gjyqësore.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë argumentuar se ligji për administratën gjyqësore, bie ndesh me nenet 131, shkronja "a", 134, paragrafi 1, shkronja "f", të Kushtetutës si dhe në nenet 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë".

Share This Video


Download

  
Report form