A1 Report - Statusi, Rama për "A1 Report": Optimist për votën e Francës

Report TV 2015-08-22

Views 0

PARIS - Kreu i qeverisë shqiptare shprehet optimist lidhur me qëndrimin e Francës për vendimin e qeshorit për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama, pas takimit me presidentin francez Francoise Holande në Pallatin "Elysee", në kuadër të vizitës së tij në Francë për të lobuar për statusin e vendit kandidat. Në përfundim të takimit kryeministri Rama ka njoftuar në faqen e tij në rrjetin social "Twitter" vizitën e Hollande në Shqipëri.

Presidenti Hollande i shprehu Kryeministrit Rama mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë. Gjithashtu, gjatë takimit, Presidenti francez theksoi se Shqipëria shihet si vend stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ku Presidenti Hollande vlerësoi rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, por edhe bashkëpunimin ushtarak e policor.

Kryeministri Edi Rama e falenderoi Presidentin François Hollande për mbështetjen e vazhdueshme të Franca i ka dhënë Shqipërisë.

Ftesën e Kryeministrit Rama për të vizituar Tiranën, Presidenti Hollande e vlerësoi si një vizitë që mund të bëhet realitet në një kohë të afërt.

Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati.

Share This Video


Download

  
Report form