TIRANE - Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, nga konferenca për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, zgjodhi reformën në arsim për të sjellë sipas tij, ndryshimin mes kabinetit të kaluar të qeverisë Berisha dhe aktualin. Vëmendja dhe interesi që ka marrë kjo reformë, për të cilën është shtyrë ardhja në parlamentsi nevojë për diskutimin e draftit me palët e interesuara, sipas Ramës tregon se integrimi për ta është një proces ligjzbatimi, ndryshe nga qeveria e shkuar e cila, sipas tij e shihte si një proces ligjshkrimi.
"Dua të përqëndrohem në një aspekt tjetër që ka të bëjë me zbatimin. Përafrimi nuk është thjesht një proces përngjasimi i teksteve ligjore, por një proces zbatimi i normave ligjore të BE në një realitet që duam ta transformojmë në realitet. Në ligjin për arsmimin e lartë po bëhet një punë për të përfshirë të gjithë. Dua që ligji për arsmimin e lartë të jetë baza e një procesi gjithëpërfshirës. Edhe pse ne i kishim vënë vetes një afat që ligji të vinte në Parlament këtë sesion, vendosëm të marrim më shumë kohë se drafti ka marrë shumë interes, dhe do ta miratojmë kur të shqyrtohet nga të gjithë, pasi ligji bëhet nga njerëzit e sistemit. Ky është një shembull për të thënë se ndryshimi i qeverisë së pas 23 qershorit, pasi për ta integrimi ishte një proces ligjshkrimi kurse për ne ligjzbatimi", tha kryeministri Rama.
RAMA: SFIDE ZBATIMI, POR VARET NGA AFTESIA E LIGJVENESVE
Ndërsa ka sjellë nga përvoja e tij, rastin se si një gjerman udhëton pa rrip sigurimi në Shqipëri, dhe një shqiptar që në vendin e tij nuk e zbaton ligjin por në Gjermani me shumë gjasa do mbante rrip sigurimi, Rama tha se mbetet sfidë krijimi i një kulturë për të zbatuar ligjin. Kjo sipas Ramës, realizohet nga aftësia e personave që vendosin ligjet.
"Është shumë e vështirë të imagjinosh një shqiptar pa rrip sigurimi në Gjermani, por nuk është shumë e vështirë të mendosh një gjerman pa rrip sigurimi në Shqipëri sepse e kam parë vetë. Kjo do të thotë se i njëjti individ ka dy sjellje të ndryshme në dy sisteme. Të shkruash ligje është shumë e lehtë. Por sfida jonë si rajon është zbatimi i ligjeve dhe jo shkrimi i tyre. Kjo ka të bëjë nga aftësia e disa personave ligjvënës e deri tek zbatimi i institucioneve ligjorë. Për këtë arsye vlerësoj rëndësinë procesin e integrimit, që për ne vjen si bekim", u shpreh kreu i mazhorancës.