TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po inspekton punët që ka bërë qeveria e mëparshme. Ky reagim vjen pas inspektimit nga kryeministri Rama për rifillimin e rrugës në hyrje të qytetit të Pogradecit, buzë liqenit.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bradhi tha se Rama shfaqet me duart në xhepa, si Robert Çëmçakizi për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë në vend.
"Sot, ai shfaqet si kryeinspektor me duar në xhepa, si Robert Camcakëzi. Pa projekt, pa ofertë, pa punë, por vetëm me llafe e skena teatrale në përpjekje për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë që me këtë qeveri po ulen këmbëkryq në realitetin shqiptar.tha ajo, ndërsa theksoi se qeveria aktuale nuk ka një projekt për zhvillimin e vendit.
Sipas zëdhënëses, kur Rama ishte në opozitë "bëri gjithçka për të penguar zhvillimin, madje ai tallej me ndërtimet e akseve rrugore, rajonale dhe rurale."