Më lejoni te flas dy fjalë si i kritikuar nga Rexhep Qosja dhe të ndaj me ju një moment që s'ja kam thënë as profesor Rexhepit lidhur me kritikat ndaj meje.
Njëherë, në një takim gjatë vizitës në një shkollë, nuk e di për çfarë rrethanash, por i kisha duart në xhep dhe dola në televizor më duart në xhep. Dhe mbas ca kohësh, jo shumë kohë e gjatë, lexoj një artikull të Rexhep Qoses me titull "Opozita me duar në xhepa".
Ishte një fillesë krijuese, që pastaj ishte kthyer në një artikulim të hollë dhe shumë gërvishtës mbi faktin që opozita s'bëhet me duar në xhepa dhe se të tjera e të tjera.Dhe është fakt që pavarësisht se kritikët e mi janë të bindur që kritikat mua s'më bëjnë përshtypje, por në qoftë se gjeni një pamjen time me duar në xhepa para kamerave apo para fotografëve, jeni të sfiduar ta nxirrni. Që atëherë kurrë më duar në xhepa dhe që atëherë, asgjë në xhep.