PD: Rama po merr cdo pushtet ne duart e tij

RTV KLAN 2020-11-05

Views 0

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po tenton të ndryshojë ndarjen e pushtetit vendor përmes një projektligji të miratuar në të njëjtën seancë plenare me ndryshimet kushtetuese. Ish-deputetja Dhurata Çupi tha se ligji ?për zhvillimin rajonal dhe kohezionin? e ndan vendin në 4 rajone duke dobësuar pushtetin lokal dhe rritur nga ana tjetër fuqinë e qeverisë qendrore. ?Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve. Sjell centralizimin e pushtetit në duart e Edi Ramës. Çon të gjitha fondet e Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës. ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar.?
Demokratët thonë interesi i Kryeministrit për miratimin e këtij ligji që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, elektoral dhe financiar.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS