A1 Report - Nisin procedurat per shkarkimin e Miranda Cekrezit, s'pezulloi Gjonin

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE- Gjyqtarja Miranda Çekrezi, e cila ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni ka qenë në konflikt të hapur interesi dhe për këtë arsye, ajo duhet të hiqte dorë nga kjo çështje. Kjo, për faktin se në vitin 2011, ndaj Çekrezit është dhënë një masë disiplinore vërejtje, e cila është shqyrtuar pikërisht nga Gjin Gjoni. Ky është përfundimi që ka nxjerrë ministria e Drejtësisë, e cila kërkon nisjen e procedurave për shkarkimin e Cekrezit.

Pas vendimit të djeshëm dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar se ndaj gjyqtares Miranda Çekrezi, KLD ka dhënë në vitin 2011 masë disiplinore vërejtje. Ndaj këtij vendimi është ushtruar e drejta e ankimimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga ana e gjyqtares Miranda Çekrezi, dhe kjo çështje është gjykuar nga trupi gjykues me kryesues gjyqtarin Gjin Gjoni.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e 9 dhjetorit 2011 ka vendosur pranimin e kërkesë-padisë dhe anulimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si të pabazuar në prova dhe ligj. Në këto kushte, sipas Ministrisë së Drejtësisë, kur gjyqtarja ka qenë në konflikt të hapur interesi dhe në bazë të dispozitave procedurale penale, duhet të hiqte dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje.

DEKLARATA E MINISTRISË SË DREJTËSISË
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço urdhëron nisjen e menjëhershme të procedurave për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Miranda Çekrezi

Pas vendimit të djeshëm dhënë nga gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Miranda Çekrezi, në gjykimin e kërkesës së prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për marrjen e masës ndaluese "pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", parashkuar nga Neni 242, i Kodit të Procedurës Penale, ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë:

Ministria e Drejtësisë konstaton se:

Ndaj gjyqtares Miranda Çekrezi me vendimin nr 279, datë 16.09.2011 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është dhënë masa disiplinore vërejtje.

Ndaj këtij vendimi është ushtruar e drejta e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga ana e gjyqtares Miranda Çekrezi, dhe kjo çështje është gjykuar nga trupi gjykues me kryesues gjyqtarin Gjin Gjoni.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr 30-2011-5449 datë 09.12.2011 ka vendosur pranimin e kërkesë padisë, anullimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si të pabazuar në prova dhe ligj.

Në këto kushte kur gjyqtarja ka qenë në konflikt të hapur interesi dhe në bazë të dispozitave procedurale penale, duhet të hiqte dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje.

Përsa më sipër, referuar Nenit 32 pika 2/dh Ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, kjo përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës për të cilën parashikohet shkarkim nga detyra.

Ministri i Drejtësisë urdhëron nisjen menjëhershme të procedurave për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Miranda Çekrezi, për shkelje shumë të rënda të ligjit.

Share This Video


Download

  
Report form