A1 Report - Nisin investimet 4.4 miliardëshe për rrjetin e shpërndarjes në Spitallë

Report TV 2015-08-22

Views 3

DURRËS- 44 milionë dollarë do të investoje Ministria e Energjetikës në rrjetin e shpërndarjes se energjisë elektrike në Spitallë të Durrësit. Ky investim pritet t?i shërbejë më shumë se 2500 abonentëve të kësaj zona familjarë e biznese.

Në kuadër të nisjes së punës për këtë projekt në Spitall ishte i pranishëm edhe Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, që shoqërohej nga drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela dhe kryebashkiaku Vangjush Dako.

Ministri Gjiknuri theksoi se projekti është në vazhdën e programit të qeverisë për përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

?Po zbatojmë një plan të mirëmenduar investimesh gjatë këtij viti. Janë investimet më të mëdha që po ndodhin në sektorin energjetik gjatë viteve të fundit, investime që këtë vit parashikohen nga Operatori i Shpërndarjes të shkojnë mbi 40 milion dollarë. Këto ndërhyrje direkte ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, në uljen e humbjeve në rrjet. Do të thotë më shumë siguri nga pikëpamja energjetike dhe siguri që sistemi do të ecë mbi baza të shëndosha?,- theksoi ministri Gjiknuri.

Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dha më shumë detaje për këtë investim.

?Janë një numër i konsiderueshëm kabinash të reja që ndërtohen dhe që rikonstruktohen. Investimi garanton uljen e humbjeve teknike të energjisë. Pra, gjithë kjo që ka qenë një zonë informale, me një rrjet me vjetërsi prej 40-50 vitesh rinovohet tërësisht brenda 6 muajve?,- sqaroi Çela.

Kryebashkiaku Vangjush Dako falenderoi qeverinë që përzgjodhi këtë zonë të Durrësit për të realizuar këtë investim i cili sipas tij përmirëson furnizimin me energji elektrike të zonës së Durrësit të Ri dhe asaj të Spitallës.

OSHEE në kuadër të investimit do të rikonstruktojë kabinat 6/0.4 kV; do të rregullojë dhe sistemojë rrjetin ekzistues të tensionit të ulët 0.4 kV sipas standarteve dhe parametrave bashkëkohor; do të rrisë nivelin e tensionit në konsumatorë dhe sigurojë vazhdueshmërinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatorve dhe bizneseve ne zonë.

Ndërtimi i rrjetit të ri do të eliminojë mundësinë e abuzimit me energjinë elektrike nga abonentët e kësaj zone duke vendosur edhe adresa të sakta faturimi në sistemin billing. Projekti i ndërhyrjes rrit edhe sigurinë e furnizimit me energji për hidrovorin e Porto Romanos si objekt i rëndësisë së veçantë për të gjithë zonën.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS