VLORË - CEZ Shpërndarja në qytetin e Vlorës vijon aksionet për ndëprerjen e energjisë elektrike për të gjithë abonentët debitore.
Aksionet në terren janë shpërndarë në të gjitha lagjet e qytetit bregdetar, ndërsa numri i debitorëve në këtë qytet shkon deri në 11 mijë.
Drejtori rajonal i Cez, Sabaudin Abazi, jep më shumë detaje lidhur me këtë aksion.
"Unë bëra një inspektim tëb grupeve të prerjes që janë të shpërndara në të gjithë qytetin e Vlorës mbi zbatimin e programit për ndërprerjen e gjithë debitorëve", shprehet drejtori rajonal i CEZ, Sadaudin Abazi.
Abazi sqaron se aksionet do vijojnë edhe në ditët pasardhëse.