A1 Report - Elbasan, romët dynden në Lazarat për të punuar, 3 muaj në çadra

Report TV 2015-08-21

Views 4

ELBASAN - Komuniteti rom dyndet në Lazarat, duke u bërë krahu i punës për trafikantët e kultivimit të hashashit. Janë romët e Elbasanit ata të cilët prej 3 muajsh kanë zhvendosur duke ngritur çadrat e tyre në fshatin Lazarat në Gjirokastër dhe duke u punësuar gjatë kësaj periudhe që shfrytëzohet për korrjen e drogës. Ajo që bie në sy është jo vetëm prezenca e një numri të lartë të komunitetit rom, por edhe të fëmijëve dhe grave. Romët rrëfejnë për A1 Report se si punojnë në parcelat e drogës, të detyruar sipas tyre nga papunësia dhe varfëria apo edhe mungesa e mbështetjes së organeve shtetërore.

"Kam punuar në Lazarat 10 ditë me 10 mijë lekë kilja paguajnë(të vjetra). Kishte me ditë pune. Nga gjithë Shqipëria punojnë atje, me gra me fëmijë. Është papunësi që s'kemi punë këtu, nga e keqja"
"Nga e keqja do shkojnë, çfarë të bëjnë. Kanë fëmijët, do të hanë. Qeveria nuk i siguron kalamajtë 17-18 vjeç ti fusë në punë. Detyrohen njerëzit që të shkojnë me kalamajtë".

"Cunat tanë të gjithë këtu kanë ikur. S'kemi çuna në lagje më. Shkojnë të hanë bukë, të nxjerrë kafshatën e bukës se s'ka punë këtu, s'ka qeveri. Zaptuan Lazaratin", shprehen qytetarët romë.

Edhe kreu i shoqatës së komunitetit rom në Elbasan, Enver Mustafaraj pranon se ka shumë fëmijë që lënë shkollën për tu bërë pjesë e trafikut të drogës në Lazarat

"Është shqetësuese shumë. Tani besoj se do të kthehen të gjithë dhe ka mundësi që të vazhdojnë shkollën", shprehet kryetari i shoqatës së komunitetit rom.

Share This Video


Download

  
Report form